Brdariç në prag të ndeshjes me Skënderbeun: FSHF na ka premtuar…

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme me Skënderbeun, në një ndeshje ku kryesuesit e kampionatit do të futen në fushë vetëm me një qëllim, për të marrë fitoren.

Kjo është komunikuar edhe nga vetë trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, i cili ka folur para mediave para ndeshjes me korçarët, ku është shprehur se e kanë vlerësuar kundërshtarin maksimalisht, pavarësisht pozicionit ku ndodhen.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës me përkushtim për ndeshjen me Skënderbeun. Duhet të fokusohemi te fusha pasi do të kemi disa ndryshime në formacion. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të kenë mundësinë të japin maksimumin. Adilit i kemi dhënë kohë për të marrë veten, është i rëndësishëm për skuadrën, nesër do të jetë me ne.Image result for brdaric vllaznia

Fusha? Shpresoj që bora të jetë e larguar nga fusha, na kanë premtuar këtë edhe nga Federata. Shpresoj që të jetë ashtu. Në Superiore nuk ka ekipe të lehta dhe të vështira, duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje.

Kritikat? Më duket se nesër jemi në javën e 20 dhe nëse marrim parasysh këto javë ka marrë pjesë çdo lojtar në formacion dhe kemi pasur ndryshime. Nesër kemi mundësi që Hoxhaj të luaj në krah të majtë dhe është një rast shembullor i kontributit. Edhe për opinionin është e rëndësishme se kush do jetë në formacion. Për mua është e rëndësishme që të jemi një trup, të përqendruar bashkë. Ne nuk jemi 11 lojtarë, jemi më shumë se aq, kemi 22 lojtarë dhe të gjithë kanë rëndësinë e tyre. Nuk bëhet fjalë kur lojtari do të luaj, por kur ekipi ka nevojë për të.Image result for brdaric vllaznia

Është shumë e rëndësishme që të rrime mirë dhe t’i përdorim mundësitë tona ofensive ndaj Skënderbeut. Nuk do bëhemi merak sa gola të bëjmë, të punojmë që të funksionojë skuadra.

Aleancat? Faza e tretë e kampionatit është special, por nuk do i japim rëndësi kësaj pjese, t’i japim rëndësi lojërave tona. Në ndeshjet e fundit ka pasur kritika te skuadra për golat dhe sulmuesit para portës. Me Laçin është dashur kartoni i kuq për ta, askush nuk e thotë.

Me Apoloninë nuk na dhanë 11-metërsh, kushtet e vështira të motit gjithashtu. Nuk jemi justifikuar por përqendrohemi te puna jonë, ekipi ka dëshirë të luaj futboll. Të gjithë, skuadra, ekipi, qyteti të bashkëngjiten me ne. Mua si trajner më bëhet qejfi që ta bëj këtë punë me këto kushte dhe dua të bëj më të mirën”, u shpreh Brdariç.Image result for brdaric vllaznia