Armando Sadiku shënon sërish me Bolivarin (VIDEO)

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën nga Bolivia, Bolivar, ku kaloi në merkaton e janarit.

Bolivari u përball ditën e djeshme me skuadrën braziliane të Amerika MG, ndeshje e cila u mbyll në barazim.Buen debut en Bolívar: Sadiku se presenta con dos goles y una asistencia - PREMIUM BOLIVIA

Golin e vetëm për Bolivarin e shënoi Sadiku në minutën e 51’, për të barazuar shifrat, teksa brazilianët kishin kaluar në avantazh me Xhonvane në minutën e 27-të.

Shqiptari vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer me skuadrën e re, ku deri tani në miqësoret e zhvilluara ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Tashmë atë e presin sfida më të vështira, jo vetëm sepse do të nisë kampionati në Bolivi, por sidomos pjesëmarrja në fazën e dytë të Kupës Libertadores ku do të përballet me uruguaianët e Montevideo Uanderers.