Armando Sadiku te Partizani? Takohet në kryeqytet me Gaz Demin

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka pasur një takim “blic” ditën e sotme me sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ndodhet në Shqipëri për pushime. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto nga momenti i takimit të numrit 1 të klubit të kuq me futbollistin 30-vjeçar në zonën e ish-bllokut.

Vlen të theksohet fakti se Sadiku është pjesë e Bolivarit në kampionatin e Bolivisë. Natyrisht që është periudhë pushimesh, por nuk ka asgjë të pamundur që sulmuesi të jetë goditja e Partizanit në merkato.

Gjithsesi, për momentin këto janë vetëm hipoteza, pasi Sadiku është nën kontratë me Bolivar. Klubi i kuq ka një raport të mirë me këtë skuadër, pasi në sezonin e fundit kishte në përbërje mbrojtësin Dominguez.