Arsen Wenger trajner i Kosovës? Reagon tekniku francez

Prej pak kohësh në Kosovë qarkullojnë lajme se trajneri i njohur francez, Arsen Wenger mund të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Këto spekulime janë ngritur pas një takimi që ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte me presidentin e FFK, Agim Ademi.

Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës, shkruan Panorama Sport.

Kjo është konfirmuar nga vetë Wenger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur:

“Jo, më falni. Ishte një takim miqësor.”

71-vjeçari për herë të fundit ka drejtuar Arsenalin, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 herë Premier Ligën, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.Arsène Wenger happy to help UK Anti-Doping agency investigate football | Football | The Guardian