Autobusa luksi/ Tirana dhe Kukësi prezantojnë super mjetet e rinj, edhe Skënderbeu e rinovon

Skuadrat e Superiore e kanë rritur ndjeshëm piacën në investime shpesh duke u shtyrë dhe nga ‘’inati’’ me njëra-tjetrën. Në fillim, klubet nisën të afrojnë lojtarë të huaj me eksperiencë aq sa rrogat tani janë rritur ndejshëm dhe aktualisht në Superiore aktivizohen lojtarë që kanë luajtur rregullisht në disa kampionate me emër si Francë, Kroaci apo qoftë dhe nga vendet fqinje. Por mesa duket, presidentët e klubeve nuk duan të ndalën këtu, por kanë filluar të investojnë tek një element mjaft i rëndësishëm për klubet, infrastruktura.

Shumë prej ekipeve duan të kenë stadiumin e tyre, ndërsa në proces ndërtimi janë plot 2 impiante, stadiumi i Partizani, Kukësit dhe ‘Arena Egnatia’ që i kanë mbetur për tu kompletuar vetëm pjesa e stolave. Por e sotmja ka qenë ditë e veçantë për dy skuadrat e Superiores, Tiranën dhe Kukësin. Të dyja klubet kanë prezantuar autobusin që do të udhëtojë ekipi në transferta ku duket qartazi investimi i madh. Autobusët shikohen të pajisur me emrin dhe logot e klubeve duke e bërë dhe më interesante idenë. Nderkaq, edhe Skenderbeu ka lyer autobusin qe kishte duke e bere te duket thuajse si i ri. Me gjithë këto investime, futbolli shqiptar ka kaluar në një tjetër nivel duke qenë një destinacion i mirë për lojtarë të ndryshëm që janë në kërkim të aventurave të reja, por dhe talentet shqiptare të cilët synojnë të largohen jashtë.