Brdaric me dhimbje koke, Marku sërish i dëmtuar, ka shpresa për…

Prej një muaji Vllaznisë i mungon mesfushori Herald Marku, i cili luan sezonin e dytë në Shkodër dhe është kthyer në një prej titullarëve të padiskutueshëm të skuadrës.

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Laçit në fillim të muajit shkurt rezultoi më i rëndë nga sa ishte parashikuar.

Marku pësoi një tërheqje muskulore dhe mendohej se pas tri javësh do të ishte gati. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur tashmë dhe lojtari vazhdon fazën e riaftësimit.May be an image of 1 person

Sipas të gjitha gjasave, në fundjavën tjetër mesfushori mund të jetë gati për trajnerin Brdariç, ndërsa do të humbë tashmë edhe ndeshjen e së hënës me Kukësin.

Nga ana tjetër, ka shpresa se mbrojtësi i majtë maqedonas, Aleksandër Isaevski, mund të kthehet në dispozicion që në ndeshjen e radhës.

Ai u dëmtua në kavilje, por edhe dje nuk ishte pjesë e stërvitjes. Gjithsesi, sot do të mësohet më tepër nëse Isaevski do të rikthehet për Kukësin apo jo.EKSKLUZIVE për 'Shkodra Sport', Isaevski: Të jesh pjesë e Vllaznisë, duhet  të kesh performancën më të mirë në çdo ndeshje | SHKODRA SPORT