Cisse show! Sulmuesi i Vllzanisë spektakolarë me topin…e tenisit! (VIDEO)

Vllaznia nuk ka zhvilluar një stërvitje të zakonshme gjatë së mërkurës.

Trajneri Tomas Brdariç, duke parë edhe ngàrkesën e madhe që ka marrë skuadra këtë periudhë, për të shmàngur tràumat në fushën me bar sintetik, e ka zhvéndosur ekipin në sallë force.

Për afro 90 minuta lojtarët bënë ushtríme të ndryshme. Nuk mungoi “show”, ku protagonist ishte sulmuesi Cise, i cili i surprízoi të gjithë me spektaklin e dhùruar me topin e tenisit.Image result for cisse vllaznia

Sot skuadra pritet që t’i kthehet sërish punës në fushë, ku trajneri do të punojë në të gjitha drejtimet.

Natyrisht, me ditët që ikin, tashmë fokusi do të jetë tek ana taktike dhe fiksimi i formacionit për ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Ky takim do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Korçës. Një tjetër fitore do ta qetësonte edhe më shumë ekipin në rrugën drejt titullit.