Debutoi me Partizanin, Ergys Kace i emocionon te gjithe me deklaraten e tij

Mesfushori i Partizanit, Ergys Kaçe, ishte një prej afrimeve më të bujshme në merkaton e verës në Shqipëri. Partizani siguroi firmën e 28-vjeçarit, pasi oferta e tyre prej 120 mijë eurosh pagë sezonale u pranua nga mesfushori i Kombëtares.

Që në ndeshjen e parë kundër Teutës, Kaçe debutoi me fanellën e kuqe, duke luajtur 20 minutat e fundit. Edhe pse ekipi i Partizanit nuk arriti të përmbyste humbjen, Kaçe u shpreh i lumtur që në aspektin personal, më në fund u rikthye në fushat e blerta, pas 4 muajsh mungesë.

Në rrjetet e tij sociale, Kaçe publikoi një foto të tij me fanellën e Partizanit gjatë ndeshjes, me mbishkrimin: “Më kishte munguar kjo ndjesi. I lumtur që u riktheva të luaj pas 4 muajsh mungesë”.