Dinamo e Shkëmbit “show” ndaj Kastriotit në pjesën e parë (VIDEO)

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e Kamzës, sfida mes Kastriotit dhe Dinamos e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore. “Nëndetësja” blu rikthehet të militojë në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh mungesë, teksa do të tentojë ta nisë me këmbën e mbarë, përballë krutanëve të trajnerit Ndreu. Baraspeshë totale në statistika. Kastrioti dhe Dinamo janë ndeshur 20 herë me njëra-tjetrën, nga 8 herë kanë fituar secila, ndërkohë 4 takime janë mbyllur në barazim.

Për sa i përket formacionet zyrtareve. Trajneri Shkëmbi ka në dispozicion kontingjentin e plotë, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit. Ndërkohë, krutanët do të vuajnë mungesa të rëndësishme për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve, pikërisht mesfushorëve Ruben Silva dhe Edon Hasani.

LIVE: KASTRIOTI-DINAMO 0-2

Çinedu 1′, 19′