Dinamo i vë vulën merkatos, merr edhe portierin e kombëtares

Nuk ka më dyshime, portieri Romeo Harizaj është zyrtarisht pjesë e Dinamos. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka konfirmuar lajmin e arritjes se akordit.

22-vjeçari ka spikatur sezonin e fundit në Superiore, duke siguruar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, është vënë në dispozicion të stafik teknik, teksa do të nisë kështu një aventurë të re në elitën e futbollit shqiptar, pas asaj me Apoloninë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Romeo Harizaj përforcon kuadratin dinamovit. Futboll Klub Dinamo ka arritur marrëveshjen me Apoloninë për transferimin e portierit Romeo Harizaj në kryeqytet. 22-vjeçari ka spikatur sezonin e fundit në Superiore, duke siguruar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.