Djarmati: Dungën e shitëm më shumë se 70 mijë euro, në merkato do afrojmë…

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, foli para ndeshjes me Kastriotin që do të startojë në orën 16:45. Në një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, kroati u shpreh:

bandicam 2021-01-24 16-31-59-185
“Po punojmë për merkaton. Po presim një letër për lojtarin Vexhi. Jemi hapur në merkato deri në fund. Do të provojmë të sjellim edhe një lojtar. Edhe nëse nuk sjellim shumë mirë.

Dungës i skadonte kontrata pas 5 muajsh. Shifra 70 mijë euro nuk është e saktë, është diçka më shumë, por nuk nxjerr dot informacione. Lojtarët i larguam nga festa e ditëlindjes së trajnerëve në 8 e 30, në 9 e 30 e mbyllëm festën e ditëlindjes së trajnerit, nuk besoj se do të ndikojë kjo festë.

Çdo lojtar që vjen i ri në ekip, duhet ta kuptojë se kemi formacion stabël, jemi në vendin e parë, nuk duam të prishim balancat, vendi titullar është i vështirë. Ne nuk mendojmë vetëm për këto 6 muaj, por edhe për vitin tjetër. Jemi 15 pikë brenda objektivave, Kupat e Europës janë objektivi kryesor.

Nuk e di nëse na favorizon fakti që do të luajmë sot dhe kundërshtarët nesër. Moti me shi na ka bërë shumë mirë, besoj do të luajmë një ndeshje të mirë. Nuk pushon shiu në Shkodër ka 15 ditë”, u shpreh Matko Djarmati.