E mori në kohë rekord, momenti emocionues kur Nedim Bajrami pozon me pasaportën shqiptare

Nedim Bajrami ishte afrimi më i ri dhe risia e listës së Rejës te Kombëtarja. Mesfushori 22-vjeçar ishte pikërisht vlera që i mungonte kuqezinjëve për të rritur më tepër fantazinë në aspektin e lojës sulmuese. Në mesin e shumë mesfushorëve të përbërë nga muskujt, diferenca pritet të vijë nga lojtari i Tetovës. Zvicra bëri gjithçka që futbollisti të ndërronte vendimin për të qëndruar me ta, por Bajrami zgjodhi që të vesh fanellën e Shqipërisë.

Frika ishte e madhe se mesfushori nuk do të kishte mundësinë që të debutonte me Kombëtaren Shqiptare për problemet burokratike. Por nga ky aspekt është bërë një punë në kohë rekord teksa “Sport Ekspres” sjell pamjen ku Bajrami shihet me shtetësinë shqiptarë në dorë. Duke përveshur mëngët dhe gati për të rrëmbyer përgjithmonë zemrat e tifozave kuqezi…