Ecuria shqetësuese/ Vllaznia me hap mbijetese!

Pavarësisht se është ende e para në renditje, ecuria e 8 javëve të fundit e Vllaznisë lë shumë për të dëshiruar. Madje, duhet thënë se skuadra shkodrane nga 24 pikë të mundshme ka marrë afërsisht më pak se një të tretën e tyre.

Që nga takimi me Kastriotin në Shkodër dhe deri te përballja e së hënës me Kukësin, që ishte takimi i 8- të, ekipi ka grumbulluar vetëm 7 pikë. Vllaznia barazoi ndaj Kastriotit në Shkodër me shifrat 0-0, po me të njëjtat shifra barazoi me Partizanin në transfertë

Pas disa javësh pa humbje ishte sërish skuadra e Laçit që e ndëshkoi në Shkodër me shifrat 1-2. Vllaznia arriti të fitonte ngushtësisht 1-0 në përballjen ndaj Apolonisë, që ishte trepikëshi i vetëm në këto 8 takime. Kuqeblutë barazuan 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.Vllaznia Teuta 1-0 (Hoxhaj) Java 13 20-21 - YouTube

Më pas vjen një tjetër humbje në Shkodër e si për koincidencë me shifra 1-2 ashtu si me Laçin, por kësaj here ndaj Tiranës. Kuqeblutë edhe në javën që pasoi humbën minimalisht 1-0 ndaj Teutës duke u kthyer te barazimi i kësaj jave 0- 0 ndaj Kukësit.

Një fitore, 4 barazime dhe 3 humbje është bilanci i tetë javëve që lënë shumë për të dëshiruar. Vllaznia udhëhiqte kampionatin me 9 pikë diferencë, por sot pas këtyre 8 javëve, diferenca është ngushtuar ndjeshëm në vetëm 1 pikë me ndjekësit më të afërt.

Megjithatë, nëse Vllaznia nuk e ka lëshuar vendin e parë nuk ka qenë tërësisht merita e saj, por edhe ndalesat që ndjekëset e kuqebluve kanë pasur. Vllaznia pritet që të kthehet sërish te fitorja pikërisht aty ku e la. Ajo do të ketë përballë ekipin e Bylisit, me të cilin arriti që të fitonte në minutën e 95-të në përballjen e fazës së dytë në Ballsh.VIDEO/ Vllazni magjike, shkodranët mundin Teutën me 10 vetë dhe marshojnë drejt titullit