Edi Reja e la jashtë kombëtares, gjuajtja e Armando Sadikut bëhet hit në rrjetet sociale

Armando Sadiku i ka shkuar shumë afër golit me Bolivarin, në ndeshjen e parë të kampionatit në Bolivi, por ka hasur një pritje spektakolare të portierit kundërshtar. Bolivari ka mposhtur minimalisht Real Potosin, falë një goli të Leandro Ramos në minutën e 40’.

Sadiku provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone në minutën e 70’, me të gjithë që mendonin se topi do të ndalej në rrjetë. Megjithatë ishte portieri Rubio Lopez, i cili i mohon golin shqiptarit, duke e dërguar topin në goditje këndi.

Kjo është ndeshja e parë e Sadikut në kampionat me Bolivarin, me të cilët u bashkua në merkaton e janarit. Menjëherë gjuajtja e Sadikut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku të gjithë tifozët kanë mbetur të befasuar si nuk shkoi në rrjetë topi.