Edi Reja mund të buzëqeshë, Kombëtares shqiptare i rikthehet “shpirti” i ekipit për ndeshjet e marsit

Një dhuratë për trajnerin e Kombëtares për grumbullimin e parë në mars duket se i vjen nga Gjermania. Klaus Gjasula këtë fundjavë është futur në stërvitje me ritme të plota bashkë me skuadrën e Hamburgut.

Dje nuk ka qenë i grumbulluar, mirëpo pritet që nga sot e në vazhdim mesfushori të vijojë përgatitjet e plota me ekipin, si shenjë e qartë rikuperimi total.

“Do ta vlerësojmë ditë pas dite gjendjen e tij pasi kaloi dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit. Gjasula është i rëndësishëm dhe mund të na japë një dorë”, është shprehur ndër të tjera trajneri i Hamburgut, Daniel Tiun. Thuajse dy javë nga grumbullimi i kuqezinjve, mesfushori është gati.