Ernest Muçi mahnit polakët, ja çfarë skruajnë për shqiptarin pas ndeshjes

Ernest Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit. Shqiptari barazoi ndeshjen për 1-1 në Champions League duke çuar ekipin e tij në kushte të barabarta në ndeshjen e kthimit.

Sulmuesi u shpreh mjaft i kënaqur pas ndeshjes, ndërkohë që polakët kanë shfrenuar fantazinë me lojtarin e tyre. Faqja kryesore e Legias në Twitter shkruan: VENI VIDI MUÇI.

Shprehja e famshme e Jul Çezarit që përshtatet për lojtarin tonë. Muçi ka shënuar golin e dytë spektakolar në pak kohë, ndërkohë që sezoni i ri ka nisur si duhet për 20-vjeçarin. Shpresojmë që të mbajë ritmin.