Ernest Muçi si Gareth Bale, vrapim spektakolar dhe i jep fitoren Legias

Legia e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Europës duke mundur në transfertë 0-1. Goli i fitores për kampionatin erdhi nga stoli ku protagonist u bënë dy shqiptare, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati. Muçi u aktivizua në fushë 7 minuta para fundit të lojës duke u bërë menjëherë protagonist.

I sapo futur në fushë dhe i freskët 20-vjeçari bëri një mrekulli duke marrë krahun e majtë në një aksion që të kujton yllin e Realit Gareth Bejl që bëri të njëjtën manovër kundër Barcelonës në vitin 2014, për të dhënë më pas një pasim për Kastratin që nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Festa e polakëve ishte e çmendur, dhe e gjitha falë këmbëve të Muçit që dita ditës po tregon vlerat e tij në një kampionat kompetitiv si ai polak.