Fitorja madhështore me Laçin, reagimi i “çmendur” i lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Vllaznia arriti të marrë një fitore të madhe 3-5 përballë Laçit duke thyer mallkimin 7-vjeçar ndaj kurbinasve. Ishte një ndeshje mes spektaklit, ku shkodranët treguan një lojë mjaft të mirë në fazën e sulmit, por disa gabime të evitueshme në prapavijën e mbrojtjes çuan në një sfidë të hapur, ku Laçi ju përgjigj dhëmb për dhëmbë.

Megjithatë, tre pikët shkuan për Vllazninë e cila e ka festuar këtë fitore si një ndeshje për titull kampion. Në video shikohet se si kërcejnë futbollistët e Vllaznisë teksa atmosfera në grup duket mjaft e mirë. Një start kampionati shumë i mirë për shkodranët, që këtë vit pritet të jenë ndër pretendentët kryesorë për titull kampion në Kategorinë Superiore.