Formacioni i Anglisë ndaj Shqipërisë, ka vend edhe për një futbollist të veçantë

Anglia do të përballet kundër Shqipërisë në “Wembley”. “Tre luanët” nuk e kanë siguruar ende vendin e parë dhe për këtë arsye do të japin gjithçka në mbrëmjen e nesërme.

Ndërkohë trajneri Southgate është i kushtëzuar edhe nga disa mungesa të rëndësishme kundër Shqipërisë.

Mediat britanike kanë zbuluar formacionin e mundshëm për ndeshjen kundër kuqezinjëve, teksa në sulm do të jetë Harry Kane, i mbështetur nga krahët me Foden dhe Saka.

Gjithashtu në fushë pritet që të debutojë edhe lojtari i Arsenalit, Smith Roëe.

Ky i fundit ka marrë ftesën e parë për ndeshjen kundër Shqipërisë. “Është padyshim një ëndërr e realizuar. Nuk e prisja.

Sigurisht që kisha planifikuar të shkoja me U21 dhe mora një telefonatë një ditë më parë nga Gareth dhe më tregoi ftesën në ekipin e parë. Ishte një moment fantastik për mua dhe familjen time.

Nëna ime ishte në një kat më poshtë në atë moment, unë isha lart. Zbrita poshtë dhe i thashë për telefonatën. Ishte shumë emocionuese, por ata ishin shumë krenarë për mua dhe mezi prisja të takohesha me skuadrën”, u shpreh Smith.