Futbollistët më të mirë dhe më të dobët në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Dinamo

Sulmi i Vllaznisë ishte në një ditë fantastike, veçanërisht me kroatin Ante Aralica, që jo vetëm shënoi dy herë, por u bë protagonist edhe me asistin e golit të dytë dhe të gjashtë për shkodranët.

Në formë të shkëlqyer ishte Liridon Latifi, që bëri çfarë të donte në krahun e majtë të sulmit, e po ashtu Fahrudin Gjurgjeviç. Sulmuesi maqedonas realizoi dje golin e parë në kampionatin shqiptar. Në mesfushë spikatën gjithashtu Elvedin Heriç dhe Fjoart Jonuzi.

E gjithë katërshja e mbrojtjes së Dinamos, me Siljanovskin, Sidibenë, Imamin dhe Isaevskin zhgënjyen totalisht në takimin e djeshëm. Gabime të shumta në markim dhe sidomos mungesë përqendrimi gjatë ekzekutimit të goditjeve të këndit nga Vllaznia.

Një ndeshje të dobët bënë edhe sulmuesit Redon Mihana dhe Stefen Çinedu, të cilët qëndruan larg portës dhe nuk fitoi duele me mbrojtësit kuqeblu. Larg pritshmërive edhe Besir Demiri, që nuk arriti të mbante barrën e mesfushës.