Gjimshiti shkëlqen sërish me Atalantën, vlerësim maksimal nga mediat pas ndeshjes

Atalanta fitoi sot kundër Veronës me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të të Seria A. Zikaltërit e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë ku Malinovski në minutën e 33’ dhe Zapata në minutën e 42’ i dhanë fitoren ekipi të Gasperinit dhe forcojnë kështu pozitat në vendin e 4-ët, ku ndodhen 5 pikë larg Napolit të vendit të pestë dhe 1 pikë larg Milanit të vendit të dytë.

Ndërkohë një ndeshje mjaft të mirë zhvilloi dhe mbrojtësi Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua si më i mirin në mbrojtjen zikaltër, duke marrë notën 7.6 nga faqja e specializuar e statistikae,“SOFASCORE”.