Ilda Bejleri tregon do kandidojë apo jo për presidente të FSHF-së

Lajmi se moderatorja Ilda Bejleri do të kandidonte për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollin, shkaktoi shumë zhurmë në mediat rozë dhe atë të sportit. Ky lajm qarkulloi me shpejtësi në media duke e vënë Bejlerin në garë me emra si Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri. Së fundmi, Ilda ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku dhe ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas gjithë këtyre zërave.

Ajo tha se kishte marrë shumë mesazhe urimi, megjithatë, nuk ka asgjë të vërtetë. “Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thoja vetë”, është shprehur ajo.

Po ashtu, moderatorja tha se kandidaturat e tjera për asnjë moment nuk janë zyrtarizuar. Kujtojmë se këtë sezon, Bejleri nuk ka zgjedhur fushën e sportit pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti. “Dance Reality Show” titullohet “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.