Ish-talenti i Skënderbeut shkëlqen me ekipin e tij të ri

Të shumtë janë lojtarët shqiptarë të cilët shkëlqejnë në ekipet e njohura europiane. Dita e sotme ishte mjaft me fat për talentin e Shqipërisë U21, Agim Zeka, i cili gjeti golin e parë me Austrinë e Vienës. Zeka u fut në fushë në minutën e 58-të të takimit, ndërsa arriti të shënojë në minutën e 78-të.

Ky ishte goli i tretë për skuadrën vjollcë që u mposht në shtëpi nga Wolsfberger me rezultatin 3-5. Me këtë humbje, Austria e Vienës rrezikon t’i bashkangjitet grupit që do të luftojnë për mbijetesë. Zeka u transferua në Austri në merkaton e dimrit, pasi më parë luante në Hollandë tek skuadra e Sittard.