Ja si paraqitet gjendja e skuadrës së Skënderbeut përpara sfidës ndaj Partizanit

Leard Sadriu humbet ndeshjen ndaj Partizanit pas kartonit të verdhë të marrë në takimin e fundit me Kastriotin. Mbrojtësi kosovar ka plotësuar numrin e tyre dhe të shtunën do të jetë një mungesë e rëndësishme në qendër të këtij reparti.

Nga ana tjetër, një lajm i mirë për trajnerin Migen Memelli është rikthimi i mbrojtësit të majtë, Vangjel Zguro. Përvoja e këtij të fundit është shumë e nevojshme për Memellin, për më tepër në një ndeshje delikate si kjo me “demat”.