Janë shitur të gjitha biletat, në Wembley do ketë shumë tifozë shqiptarë

Arben Manaj ishte në një lidhje direkte për “Procesin Sportiv” nga Londra, atje ku ka komentuar situatën para ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë. Ajo që pritet është ulja në gjunjë e lojtarëve të Shqipërisë së bashku me ata anglez, para nisjes së ndeshjes, duke përmirësuar më shumë imazhin e vendit tonë.

“Angli-Shqipëri? Është më e rëndësishme për imazhin sesa për rezultatin. Shqipëria duhet të dijë të luajë me mend, jo në fushën e lojës. Shqipëria duhet të shfrytëzojë faktin se në Angli është shumë e ndjeshme çështja e rrëzimit. Nëse Shqipëria ulet në gjunjë siç e bën Anglia para ndeshjes, do ta vlerësojnë shumë pasi Polonia dhe Hungaria nuk e bënë.

Nga burimet e mia kam siguruar informacionin se presidenti Duka e ka konfirmuar këtë ulje në gjunjë para ndeshjes me Anglinë. Biletat janë Sold-Out, nuk ka më mundësi për të gjetur një biletë kundër Shqipërisë. Në Wembley do të ketë shumë tifozë shqiptarë”, tha Manaj.