Kampionia polake befason me deklaratën e fortë: Ja çdo iu bëja tifozëve shqiptarë po të isha në stadium

Shqipëria humbi ndeshjen e mbrëmshme kundër Polonisë me rezultatin minimal 1-0, por menjëherë pas golit ndodhi një ngjarje aspak e këndshme. Festa e Svirdeskit përpara tifozëve shqiptarë nuk u prit mirë nga këta të fundit, që nisën të hidhnin shishe në drejtim të tij, duke ndërprerë kështu për disa minuta takimin.

Kjo sjellje la një shije të hidhur në Poloni. Rekordmenia polake në hedhje çekiçi ka shprehur një dëshirë mbrëmjen e djeshme, ku shishet e hedhura nga tifozët shqiptar t’ua kthehte me atë që di të bëjë më mirë, hedhje çekiçi në drejtim të tyre.

“Për të ardhur keq që nuk jam në fushë Tiranë. Do ti b.ombardoja tifozët shqiptar me çekiçë për sjellje të pashpresë”, shkruajti në “Tëitter” Anita Wlodarczyk.