Kërcet ahengu në dhomat e zhveshjes te Napoli, lojtarët argëtohen me muzikë shqiptare

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.