Kombëtarja shqiptare një vatër infeksioni, një tjetër futbollist kuqezi del pozitiv me COVID-19

Këmbana alarmi për futbollistët e Kombëtares. Pas Erjon Hoxhallarit, Ivan Balliut, Sokol Cikalleshit dhe Klaus Gjasulës një tjetër lojtar i kuqezinjve është infektuar me Covid. Frederik Veseli është futbollisti i infektuar së fundmi me virus dhe një fakt të tillë e ka zbuluar vetë Salernitana, skuadër ku aktivizohet momentalisht qendërmbrojtësi shqiptar. 28-vjeçari është kthyer në Itali sapo ka përfunduar grumbullimi me Kombëtaren, duke iu nënshtruar menjëherë tamponit i cili për fat të keq ka dalë pozitiv.

‘’Salernitana njofton se futbollisti Frederik Veseli rezultoi pozitiv nga tamponi i kryer pasi u rikthye në skuadër. Ai nuk ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të ekipit, që pasi u kthye nga angazhimet me Kombëtaren shqiptare’’, shkruan Salernitana në deklaratën e saj. Veseli do të humbasë kështu sfidat e radhës me Salernitanën në kampionat, duke u izoluar veçmas nga pjesa tjetër e ‘’granatave’’.