Laçi 1-0 Kastrioti/ Duro: Kam skuadër perfekte! Ndreu: E merituam humbjen

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Laçit. Për “Gol pas Goli”, Ndreu është shprehur se pjesa e parë ishte më e dobëta e këtij sezoni për krutanët, duke shtuar më tej se nga ndeshja e ardhshme, do ulë në stol 3-4 lojtarë nga ata që luajtën sot.

“Kishim përballë një skuadër me pretendime të mëdha. Luanim përballë Laçit që ka objektiv titullin kampion. E nisëm lojën shumë keq, ishte një pjesë e parë e dobët. Te goli i Laçit ishim të përgjumur. Në pjesën e dytë u shfaqëm ndryshe, me pak kujdes mund të merrnim diçka më shumë. Laçi ishte më mirë se ne dhe e meritoi fitoren.

Europa? Të kesh një skuadër për Europë, duhet të kesh një skuadër me eksperiencë dhe që luan prej vitesh aty. Objektivi ynë dihet. Të jem realisht nuk mund të jemi më lart se vendi ku ndodhemi.

Po ta analizosh ndeshjet. Me Partizanin bëmë një pjesë të parë të mirë një pjesë të dytë shumë të keqe. Njësoj edhe sot, në pjesën e parë dobët, në të dytën ishim ndryshe. Lojtarët mendojnë se i kanë pikët, por harrojnë se futbolli është i tillë dhe skuadrat që janë poshtë mund të na afrohen. Nga ndeshja e ardhshme, 3-4 lojtarë do ulen në stol.

Në çdo ndeshje luajmë për të marrë pikë. Është shumë e rëndësishme, që të bëjmë lojë të mirë dhe të tregojmë nivel. Lojtarët e pjesës së parë, 4-5 lojtarë harruan që janë në fushë. Është ndeshja më e dobët e kampionatit, për pjesën e parë flas. Në stol po prisnim nga momenti në moment të pësonim gol. Duhet ta heqin lojtarët nga mendja që i kanë siguruar pikët.”, tha Ndreu.Image result for ndreu kastrioti

Shpëtim Duro: Ndeshja ndaj Kastriotit na sakatoi, ja pse u acarova me gjyqtarin

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas triumfit 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Kastriotit. Tekniku kryeqytetas u shpreh tepër i kënaqur me performancën e lojtarëve, teksa theksoi se kishin shanse të arta për ta mbyllur ndeshjen më herët.

“Ishte një ndeshje që mund të mbyllej shumë lehtësisht. Kemi shpërdoruar shumë, kemi kaluar në eufori në disa situata. Edhe në pjesën e dytë kishim shumë raste. Duhet ta kishim mbyllur lojën. Rezultati 1-0 nuk ka garanci. Kishim një kundërshtar që nuk i duhej fitorja patjetër siç na duhej ne.

Për mendimin tim, skuadra është perfekte. Në 5 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Në të gjitha ndeshjet kemi qenë më dominues se kundërshtari. Këto janë tregues të mirë. Nuabueze u dënua në momentin më të mirë të tij, me të drejtë. Kjo ndeshje na sakatoi shumë, e rëndësishme është që fituam dhe mbajtëm rritmini.

Edhe ne dalin jashtë kontrollit. Tensioni, emocioni. Më acaroi shumë, sidomos në 30 minutat e para. Kastrioti mori 30 faulle, ne asnjë. Kjo ishte arsyeja pse më acaroi.

Pjesa e dytë nuk ishte në nivelin e pjesës së parë. Kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Kjo ishte e meta. Skuadra më përgjigjet në të gjitha aspektet. Skuadra është shumë e mirë, rezultatet shumë pozitive. E kuptojnë çfarë kërkoj. Me sy mbyllur i dinë detyrat. Kemi altrernativa dhe stol. Dëmtime ndikojnë, për ecurinë e kampionatit dhe do na dëmtojnë se janë lojtarë kryesor si Mazrekaj, Deliu, Nuabueze, Malota, Musta. Janë bërë shumë. Në këtë moment nuk doja. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Skuadra e ka forcën që t’i shkojë deri në fund kampionatit.

Lushkja ka cilësi shumë të mira, është lojtar që godet portën. Më bëhet qejfi që sot arriti të shënojë. Është lojtarë që sot duhet të japë më tepër. Shehu, Deliu dhe Lushkja janë lojtarë që plotësojnë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh Duro.Image result for duro laçi