Largime pafund, nuk do e besoni sa futbollistë i kanë mbetur në ekip Partizanit

Eraldo Çinari është pa diskutim largimi më i rëndësishëm nga Partizani, por edhe Jasir Asani. Gjithashtu, edhe Eneo Bitri duket larg skuadrës, me bisedimet me Astanën në Kazakistan që janë në faza të avancuara. Ndërsa më herët, janë larguar Donald Mëllugja, Roberto Dominguez dhe Kordeiro Melo. Partizani jo vetëm që nuk i ka zëvendësuar ende këta futbollistë, por rrezikon të humbasë të tjerë, me kontratat që skadojnë në fund të këtij muaji.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka në dispozicion vetëm 14 futbollistë. Pra, një ekip gjysmak… Alban Hoxha pritet të jetë pjesë e Partizanit sërish edhe sezonin e ardhshëm, së bashku me Belicën që duket pranë rinovimit. Gjithashtu, edhe Celina, Lala, Selita, Murataj, Balla, Bardhi, Kote, Hasani, Zhunior, Kardozo dhe Cara janë nën kontratë me të kuqtë. Por, vetëm kaq dhe Daja e ka të vështirë të ndërtojë edhe një formacion të vetëm, jo më të ketë dublime.