Latifi u ngrin buzëqeshjen shkodranëve, jep sinjale largimi pasi kap formën optimale

Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar 6-3 ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave. Në përfundim të kësaj supersfide protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Latifi: “Nuk e marr si presion, por si motivim. Më kanë ndihmuar shumë të gjithë shikuesit për të mbërritur nivelin. Padiskutim që folozofia e Vllaznisë si skuadër më përshtatet. Por edhe trajnerit. Jam i kënaqur që kur kam ardhur me filozofinë e trajnerit sepse kërkon një lojë ofensive që më përshtatet shumë.

Ne e kemi theksuar që jemi pretendentë për titull. E kemi treguar edhe në fushë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi bërë shumë gola. Objektivat e mia janë të luaj në një kampionat tjetër dhe sigurisht se pjesa financiare është më e madhe si dhe nivelet janë më të larta. Ato aventurat e kaluara ndoshta nuk kanë qenë më të mirat për mua”.