Makthi merr fund/ Sadiku shënon golin e parë në Bolivi, ja reagimi i trajnerit

Armando Sadiku ka thyer mallkimin me ekipin e Bolivarit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë në Bolivi teksa po luhet përballja në transfertë kundër San Josa. Ndeshja po vazhdon në shifrat 0-2 dhe lojtari i Kombëtares ka hapur takimin e vlefshëm për kampionat.

I gjendur përballë portierit Sadiku nuk do të gabonte duke dërguar topin në rrjetë. Çlirim i madh ishte edhe për trajnerin e Bolivar që po e vuante po aq shumë gjendjen e sulmuesit duke festuar madje edhe më tepër se autori i golit. Kjo pasi Sadiku mbërriti në Bolivi duke pasur pritshmëri të mëdha nisur nga CV-ja e tij në Europë.

Megjithatë goli i fundit në një ndeshje zyrtare datonte për sulmuesin shqiptar në kohën kur ishte pjesë e Malagas. Nuk ishte realizimi më i bukur për të thyer mallkimin dhe thatësirën e madhe, por në këtë moment vlen fakti se Sadiku ka gjetur rrjetën dhe fiton disi besimin.