Marash Kumbulla në duart e një profesori të vërtetë, zbulohet ekipi ku do transferohet

Marash Kumbulla e ka mbyllur me Romën jo vetëm për sa kohë të gjendet trajneri Murinjo në drejtim të kryeqytetasve, por përgjithmonë. Në merkaton e janarit do të vijë formula e lëvizjes së mbrojtësit shqiptar që do të jetë si lamtumirë.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e re e Kumbullës do të jetë Torino, atje ku gjendet edhe Etrit Berisha. Këtë skuadër e drejton trajneri Juriç, pikërisht njeriu që e rriti Marashin te Verona dhe tashmë do ta kurojë sërish atë, për ta ringritur në nivelet më të larta.

Marrëveshja do të arrihet në formulën e huazimit me të drejtë blerje. Në momentin që te Torino do të binden, atëherë duhet të paguajnë 10-12 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës. /Sport Ekspres