Florian Marku krenaria jonë! Tjetër fitore me KO (VIDEO)

Bòksieri shqiptar, Florian Marku është rikthýer në ringun e bòksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut në raundin e tetë.

Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë welter.

Dy raundet e para ishin të barabartë me të dy bòksierët që ndànin grùshte dhe pëlqenin lùftën.

Në raundin e tretë po ashtu, të dy bòksierët kishin momente të mira.

Edhe raundi katër dhe pesë ishin i bukur për tu parë pasi kishte luftë dhe dukej sikur dy bòksierët po kërkonin fitoren. Marku në raundin e katërt kishte një moment shpérthími.

Raundi i gjatë solli momentin më të dobét të Florian Markut, pasi e nisi mirë, ai pësoi një godítje të bukur nga Charlton, duke rénë në nokdaun.