Mbyllet java e pestë/ Ngjitet edhe Vllaznia, ja renditja në Superligën shqiptare

Java e pestë e Kategorisë Superiore uli siparin mbrëmjen e sotme me sfidën Vllaznia-Dinamo e cila përfundoi me fitoren tenistike të shkodranëve me rezultatin 6-3. Me këtë fitore shkodranët renditen të dytët në kuotën e 9 pikëve, ndërsa dinamovitët në vendin e 6 duke në kuotën e 6 pikëve duke koleksionuar edhe humbjen e parë në këtë kampionat. Tirana renditet në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve pas fitores 2-3 ndaj Teutës, ndërsa këta të fundit klasifikohen në vendin e 4 në kuotën e 8 pikëve.

Kukësi renditet në vendin e 3 në kuotën e 8 pikëve pas barazimit ndaj Partizanit, ku këta të fundit klasifikohen në vendin e 7 në kuotën e 4 pikëve. Egnatia triumfoi ndaj Laçit duke marrë dhe fornin si surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore teksa renditet në vendin e 5 në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Laçi “noton në ujëra të turbullta” teksa renditen të fundit në kuotën e 2 pikëve. Kastrioti renditet në vendin e 8 nduke grumbulluar 4 pikë pas fitores ndaj Skënderbeut, teksa korçarët renditen të parafundit në kuotën e 3 pikëve.

NDESHJET E PËRFUNDUARA TË JAVËS SË PESTË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E shtunë:

KASTRIOTI 2-0 SKËNDERBEU

LAÇI 0-1 EGNATIA

E dielë:

PARTIZANI 1-1 KUKËSI

TEUTA 2-3 TIRANA

E hënë:

VLLAZNIA 6-3 DINAMO

RENDITJA –