Më keq nuk ka ku shkon, Laçi humbet futbollistin më në formë para ndeshjes me Anderlehtin

Laçi merr një lajm shumë të keq në prag të ndeshjes ndaj Anderlehtit, që do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Mazrekaj goli Gazeta “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin kurbinas, se ylli i bardhezinjve, Mentor Mazrekaj, do të mungojë kundër belgëve.

Mësohet se në stërvitjen e djeshme fantazisti kosovar ka marrë një goditje në këmbë dhe është e pamundur që ai të riaftësohet deri nesër. Në këto kushte, trajnerit Shpëtim Duro i prishen të gjitha planet për formacionin, pasi krahas mungesës së mesfushorit Juljan Shehu për kartonë, tashmë do i duhet të bëjë llogaritë edhe pa Mazrekajn.