Miccoli rrëfehet: Kam varkë në Orikum dhe shumë miq në Vlorë

Ish-sulmuesi kampion i Juventusit, Fabricio Mikoli, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares italiane, iu bashkua Dinamos në muajin dhjetor, teksa iu besua posti i zëvendësit të trajnerit të ri, Françesko Moreiros, si dhe përgjegjës i të rinjve.

Në një rrëfim special për moderatoren Enxhi Biba, në emisionin “Sport News”, në “News 24”, Mikoli ka folur për këtë eksperiencë të re me skuadrën shqiptare.

Moriero e Miccoli ripartono dalla Dinamo Tirana | Leccezionale Salento Ish-futbollisti italian, ka thënë se e njeh mirë Shqipërinë, duke shtuar më tej se ka edhe një varkë në Orikum. Gjithashtu Mikoli është shprehur se objektivi është ngjitja e Dinamos në Superiore dhe do bëjnë gjithçka për ta arritur këtë.

“Pse bashkë me Morieron në Shqipëri? Pasioni dhe dëshira për të provuar një eksperiencë të re më bëri që të vij bashkë me trajnerin këtu. Të punoj me misterin më bën të ndihem krenar. Gjithmonë kam punuar me fëmijët. Unë nuk jam juventin. Jam tifoz i Leçes. Jemi tifozë të Leçes së bashku me Morieron.Mmmm

Ambientimi? Kam 2 muaj që kam ardhur këtu, nuk kam zhvilluar as ndeshjen e parë. Isha me COVID-19, nuk kam pasur kënaqësinë të jem as në pankinë, por është një mentalitet ndryshe nga i joni, është një futboll ndryshe. Mund të bëjmë mirë me ekipin që kemi. Është normale, jemi ende në fillim. Për disa gjëra duhet të përshtatemi, por sipas meje jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë mirë.

Rikthimi në elitë i Dinamos- E kemi mundësinë dhe potencialin, sepse kemi një skuadër të mirë. Duhet të punojmë shumë dhe më pas të arrijmë objektivat. Unë po përpiqem të vij në formë. Në rast se misteri më fut në lojë 10 minutat e fundit, do të jem gati (qesh). Për të fituar do provojmë gjithçka.