Momenti i Xhakomo Vrionit, shqiptari merr një super lajm nga Andrea Pirlo

Pesë muaj vuajte dhe sakrificë ishin ato të kaluarat për Xhakomo Vrinonin, por në fund gjithçka është shpërblyer. Sulmuesi shqiptar ka kapërcyer menjëherë nga ferri në parajsë. Dëmtimi u la pas krahëve, ndërsa që në ndeshjen e dytë në fushë arrin të shkundë rrjetën me Juventusin U23.

Të mirat nuk kanë fund për lojtarin e talentuar, që tashmë ka marrë edhe ftesën e Pirlos për të qenë pjesë e ekipit në duelin e nesërm kundër Udinezes. Një lajm fantastik ky për Vrionin, që pas atyre muajve të vshtirë duke u përballur me dëmtimin e tij, tashmë e gjen veten në një rikthim ëndrrash me Juventusin.