Momenti kur polakët u mbyllën në dhomat e zhveshjes pas hedhjes së shisheve, Shezni provokon sërish

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë prodhoi një episode jo të hijshëm për një lojë futbolli. Takimi u ndërpre pas shënimit të golit nga Sviderski, teksa tifozët shqiptarë hodhën shishe në fushë. Lojtarët polakë iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ku kanë marrë edhe njoftimin për mbarëvajtjen e përballjes nga zyrtari i Federatës.

Në një video në kanalin e “Youtube“-it “Laczy nas swiat“ shfaqen edhe prapaskenat e kampit polak në këtë sfidë. Jakub Kviatkovski hyn në dhomën e zhveshjes dhe njofton lojtarët polakë se në rast se hidhet një tjetër shishe në fushë, atëherë ndeshja përfundon përpara kohe. Menjëherë ka ardhur edhe batuta e Sheznit, i cili me humor ka shtuar: “Ta hedhim ne një nga sipër”./SPort Ekspres