Muça ka një sugjerim për Edi Rejën: Merr lojtarin e Partizanit në kombëtare

Shkëlqim Muça mendon se Edi Reja mund të bënte edhe zgjedhje të tjera nga kampionati shqiptar i futbollit, sidomos duke parë se me tre ndeshje, mund të ndërtonte një listë më të gjerë me lojtarë. Në “Rubrika Sportive”, ai tregoi mendimin e tij për ftesën që meritonte Jurgen Bardhi, për të vlerësuar formën që po kalonte në Superiore.

“Mund të kishte edhe lojtarë nga kampionati shqiptar. Unë do të isha për Bardhin. Ka qenë lojtari më në formë në këto javë në kampionat. Ai është i ri që kur mbarojnë me 21 vjeçarët, duhet t’i jepet një dorë. Përderisa janë shumë…

Ka aty lojtarë që i kanë marrë për perspektivën. Që t’i fusim tre minuta e t’i kemi. Dakord, strategjia e mirë është. Por një lojtar nga kampionati shqiptar, përveç Hoxhallarit, për mendimin tim edhe për faktin se Partizani është në ato nivele, Bardhi mendoj mund të ishte aty”, tha Muça.