Mungesa pa fund te Tirana, Orges Shehi gjen zëvendësuesin e Najdovskit

Tirana-Teuta do të jetë një nga sfidat më interesante të javës së 20-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00 në “Selman Stermasi” dhe bardheblutë pas humbjes ndaj Kukësit kërkojnë të reagojnë për të marrë rezultat pozitiv. Nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë për trajnerin Orges Shehi I cili mungon prej disa ditësh në stërvitje për shkak se është me temperaturë, por për fat të mirë ka rezultuar negativ nga Covid-19.

Skuadra është drejtuar nga ndihmësit e Shehit, Tetova-Jani që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin. Në këtë takim do të mungojnë Najdovski i infektuar dhe Torassa që është në izolim dhe trajneri bardheblu pritet të “arnojë” 11-shen titullare ndaj Teutës. Në qendër të mbrojtjes me shumë mundësi do të luajë Behiratche që do të marrë vendin e Najdovksit. Mbrojtësi firmosi në janar e deri më tani ka luajtur shumë pak minuta me bardheblutë.

Formacioni i mundshëm: Bekaj, Toshevksi, Hoxhallari, Behiratche, Ismaijgeci, Toli, Muçi, Batha, Çelhaka, Cale, Seferi./newsport.al