Në Poloni nuk kanë dyshime, ja ku transferohet Ernest Muçi

Përforcohen zërat për largimin e Ernest Muçit nga Tirana. Talenti bardheblu është shumë pranë kalimit te Legia e Varshavës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga mediat vendase. 19-vjeçari me shumë gjasa do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

“Legia.net” bën me dije se skuadra polake dëshiron të bëjë një transferim të katërt. Bëhet fjalë yllin e Tiranës. Muçi do të kushtojë rreth një milion euro. Bisedimet kanë vazhduar për disa javë.

Legia ka kohë deri në 24 shkurt. Nga ana e klubit polak janë ofruar 500 mijë euro dhe 10% të kartonit, ndërkohë që marrëveshja mbetet shumë e komplikuar deri në fund.May be an image of 1 person

Ofertat për sulmuesin janë disa, por skuadra polake është më konkretja, për sa i përket parave. Bardheblutë duan të paktën 1 milion euro për lojtarët e tyre, të cilët si në Europë dhe kampionat kanë treguar gjëra të mëdha në fushën e lojës.

Ndërkohë media tjetër polake “Sportwefakty” në artikullin e saj të publikuar së fundmi, raporton se palët kanë arritur akordin paraprak, teksa zyrtarizimi duket shumë pranë.

“Informacioni më i rëndësishëm është se Ernest Muci, një lojtar i KF Tirana, do të blihet nga Legia përfundimisht, nuk do të jetë një huazim si në rastin e Artem Shabanov ose Nazarija Rusyn, të sjellë nga Dinamo e Kievit. Detajet për sulmuesin shqiptar janë duke u marrë ende”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

May be an image of 3 people, people playing American football and people playing football

Ata nuk kanë nguruar t’i bëjnë një skaner më të detajuar shqiptarit, duke nxjerr në pah cilësitë e tij, duke e etiketuar si një nga talented më të mëdhenj të Ballkanit.

Dhe kush është futbollisti që së shpejti duhet të nënshkruajë një kontratë me Legian? Disa mendime janë se ai është një nga talentet më të mëdhenj në Ballkan dhe me siguri më i madhi në Shqipëri. Legia e shikonte atë për një kohë mjaft të gjatë, bisedimet kishin vazhduar për disa javë, por për shkak të interesit të shumë klubeve të tjera, pala polake u përpoq të mbante gjithçka në fshehtësi. Këtë sezon në Kategorinë Superiore, Muçi, i cili mund të luajë si mesfushor qendror sulmues, anësor dhe sulmues, ka bërë 19 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe ka shënuar 4 asistime

Cilësitë- Ishte joshëse për Legian që, nga njëra anë, lojtari është më pak se 20 vjeç, por nga ana tjetër, ai ka përvojë të konsiderueshme në futbollin e të rriturëve. Në Lazienkoëska, ata e shohin Mucin si një lojtar të gjithanshëm në formacionin sulmues.

May be an image of 2 people

Përparësitë? Skautët e Legia, duke parë këtë lojtar, i kushtuan vëmendje të veçantë faktit që Muci ka një aftësi të madhe për të “skanuar” hapësirën përreth tij, në sajë të së cilës ai shpesh merr vendime të mira kur dhe si të vrapojë në zonën kundërshtare. Modele të ndryshme vëzhgimi treguan se kur bëhet fjalë për cilësi sulmuese, Muci është në krye të kampionatit shqiptar. Arrin që ta kalojë kundërshtarin me prekjen e parë.

Kalon vijën e fundit të mbrojtjes. Futbollisti nuk ka frikë të godasë portën, ai gjeneron 2.58 gjuajtje për ndeshje, megjithëse (të paktën në këtë fazë) nuk ka instinkt “vrasës”. Për shkak të moshës së tij të re, megjithatë, mendimet janë se Muci mund të përmirësohet ndjeshëm në këtë drejtim. E rëndësishmja, godet nga të dy këmbët. Një tjetër plus është aftësia për të depërtuar pasime në zonën më të rrezikshme për kundërshtarin, “duke kaluar vijën e fundit të mbrojtjes”.

May be an image of 1 person