Nipi i Adem Jasharit merr ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës

Dikur për të çliruar trevën shqiptare dhe sot për ta kualifikuar Kosovën. Kohët kanë ndryshuar dhe brezat gjithashtu. Një lajm vërtet interesant vjen nga Kosova atje ku nipi i komandant Adem Jasharit është ftuar te dardanët U-17.

Këta të fundit do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U-17 në Sofje. Këto përballje do të luhen në 14 e 16 prill, ndërsa ajo që ra në sy te lista ishte ftesa për herë të parë e nipit të Adem Jasharit, Igballi. Aktualisht futbollisti është pjesë e FC Kurda që ka nxjerrë shumë emra të njohur të futbollit në Kosovë.