Nisin negociatat, Uerdi Mara drejt transferimit në kryeqytet

Dinamo ka nisur tratativat me shumë lojtarë që kanë luajtur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, apo dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo dhe jashtë vendit. Dinamo duket se ka një strategji, duke qenë e fshehtë në merkato dhe është trajneri Blendi Shkëmbi që bisedon, në saj të njohjeve, ndërsa në fazën e dytë, janë treshja e investitorëve që vendosin dhe ofrojnë kushtet që mund të plotësojnë për lojtarin, ashtu sikurse i bëjnë të qarta edhe synimet që ka klubi blu.

Por, duket se më së fundmi, Uerdi Mara ka dal në skenë dhe është në negociata me blutë, e për më tepër që ai vjen me parametra zero. Jo vetëm kaq, ai është njohje e vjetër dhe Blendi Shkëmbi e njeh më mirë se kushdo fantazistin, por edhe nisur nga fakti se Mara e njeh Superioren.

Gjithsesi, lojtari pret që të rinovojë edhe në Korçë, nisur edhe nga fakti se Takaj e sheh në plane, ahstu si dhe trajneri Memelli, duke qenë se është një lojtar me karkateristika mjaft të mira dhe vetëm 22-vjeçar…Ndëkrohë që në listën e bluve janë: Harizaj, Sota, Hadroji, Jashanica, Skuka, Vangjeli, por edhe emra të tjerë…