Një tjetër rast si Kabashi, talenti i Juventusit refuzon Shqipërinë dhe zgjedh Italinë

Shqipëria humbet një tjetër talent. Luis Hasa, fantazisti i Juventus U-19 ka lënë moshat e Shqipërisë dhe ka zgjedhur të vijojë me Italinë, po me moshat U-18. 17 vjeçari i lindur tej Adriatikut ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, por pa debutuar me fanellën kuqezi.

Tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe shqiptari do jetë pjesë e kombëtares azzurre. Hasa edhe pse 17 vjeç luan me moshën më të madhe se ai te bardhezinjtë. I formuar te moshat e Juves, Hasa ka kaluar nga të rinjtë te moshat U-17 dhe më pas te U-19 e klubit më të titulluar në Serie A.