Njihuni me 10 transferimet më të shtrenjta në Superiore (FOTO)

Tirana është skuadra më e çuditshme në botë. Mund të mos ketë stafin që punon te Partizani, apo mënyrën e Skënderbeut vite më parë, por është një nga skuadrat më të suksesshme në shitjen e lojtarëve. Në fakt, falë akademisë apo futbollistëve cilësorë, tri ditë më parë shiti Ernest Muçin për 650 mijë euro.

Me të njëjtën shifër ia doli në 2017-ën të mbyllte operacionin Mervejl, apo Kobinën me 150 mijë euro. Pra, vetëm me tri lëvizje në pak vite Tirana ka marrë(akoma jo të plota) 1.45 milionë euro.

Potencialisht ka edhe rreth 1 milion euro për të marrë, pasi Ismajlgeci dhe Çelhaka kërkohen nga gjysma e Europës. Në ndryshim nga bardheblutë, për shembull Partizani shitjen më të madhe ka Lorenc Trashin me 250 mijë apo Ramadanin 200 mijë euro. Sigurisht, Skënderbeu është i paarritshëm, me më shumë se 4.5 milionë euro shitje gjatë viteve të fundit.Pesë shitjet e bujshme që i ka bërë Skënderbeu, tre prej tyre nga Kosova -  Telegrafi

Me shitjen e Cikalleshit, Bakajt e Gurit, Kukësi i është afruar milionëshit. Teuta gjithashtu ka kaluar gjysmën e milionëshit euro, ashtu si Laçi, i cili me Uzunin Domgjonin dhe Xhejmsin këto vitet e fundit i kanë kaluar 500 mijë eurot.

Edhe Luftëtari që tani nuk ekziston më, për aq vite sa luajti në Superiore arriti të shiste katër lojtarë dhe të grumbullonte 420 mijë euro. Gjithsesi, duke lënë pas gjithçka dy klubet që mbizotërojnë merkaton janë Skënderbeu dhe Tirana, që kanë sjellë jo pak të ardhura në arkat e tyre, vetëm nga shitja e lojtarëve jashtë apo brenda Shqipërisë.

10 TRANSFERIMET NË SUPERIORE:

PITER OLAINKA Skënderbeu 1100000Olayinka me lot e gol, Skënderbeu lider

LIRIDON LATIFI Skënderbeu 1000000Latifi: Skënderbeu mori atë që meritonte, Takaj nuk do ta lërë me kaq… |  𝗟𝗮𝗷𝗺𝗲 𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘃𝗲

KRISTAL ABAZAJ Skënderbeu 750000EKSKLUZIVE/ “Nuk pres dhuratë nga Skënderbeu”, Abazaj: Nuk do të jetë keq  po ta mbyllim me një trofe (E PLOTË)

SINDRIT GURI Kukësi 710000May be an image of 1 person

ERNEST MUÇI Tirana 650000Muci po i kalon ditët e fundit te Tirana, ja ku pritet të transferohet

MERVEJL NDOKIT Tirana 650000VIDEO/ Ju kujtohet Merveil Ndockyt? Ish-futbollisti i Tiranës nuk e harron  Shqipërinë, bën shqiponjën me kërkesë të Grezdës – Dosja AL

BERNARD BERISHA Skënderbeu 600000Bernard Berisha - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

FIDAN ALITI Skënderbeu 375000Fidan Aliti plas “bombën”: Do largohem nga Skënderbeu – SUPERLIGA SHQIPTARE

MYRTO UZUNI Laçi 350000Zyrtare, Uzuni transferohet në Kroaci, ja sa përfiton Laçi! – SuperSport

XHEJMS ADENIJ Skënderbeu 350000May be an image of 1 person

AGIM ZEKA Skënderbeu 300000

Agim Zeka nga Skënderbeu te Lille - GAZETA LIRIA