Njihuni me futbollistin e kombëtares shqiptare që debutoi sot për herë të parë në Serinë A

Skuadra e Empolit ka siguruar sot fitoren e 2 në Serinë A, duke mundur në transfertë Kaljarin me shifrat 2-0. Një rezultat i rëndësishëm për “skuadrën e shqiptarëve” të cilët në fakt e nisën ndeshjen e sotme të gjithë në pankinë, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të duelit.

Di Françesko në pjesën e parë dhe Stulac në të dytën realizuan golat e këtij takimi për tre pikë të rëndësishme, ndërsa kontributi i futbollistëve kuqezi të Empolit ishte i gjithi në pjesën e dytë. Ismajli u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 83-të kishte minuta edhe për Bajramin e Asllanin.

Për këtë të fundit, pjesë e përfaqësues U21, ky ishte debutimi absolut në Serinë A me Empolin. Sulmuesi ka rënë në sy me ekipin e të rinjve të Empolit në edicionet e kaluara, ndaj trajneri Andreacoli e ka afruar me skuadrën e parë. Sot, ai i dha mundësinë që të hidhte hapat e parë në Serinë A, ku shpresohet të jetë protagonist edhe në vijim.