Nuk duket prej kohësh, ja kur rikthehet Bicaj në fushë me Skënderbeun

Ditmar Bicaj pësoi një dëmtim të rëndë që e ka trashëguar edhe nga sezoni i shkuar dhe ai duket se do të jetë gati vetëm në sezonin e ri. Bicaj u dëmtua pak muaj më parë, por tashmë po shkon drejt riaftësimit të plotë.

Vetë mbrojtësi që ka dal edhe kampionë në ekipin e Skënderbeut në disa sezone ka postuar në rrjetet sociale momente nga periudha e riaftësimit, ndërsa Ditmar Bicaj është duke kapur formën më të mirë që të jetë gati në sezonin 2021-2022.

Bicaj është 32 vjeç dhe në kulmin e karrierës, ndërsa ka provuar që të luajë në dhjetë ekipe të elitës në vendin tonë, mes tyre: Shkumbini, Dinamo, Teuta, Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari, Partizani, Bylis e Tirana etj.