Osmani: Jam unë përgjegjës për humbjen! Duro i dorëzuar: Vllaznia 99% del kampion!

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, drejtoi sot bardheblutë, në humbjen 0-1 ndaj Laçit. Korçarit iu besua ky post, pas largimit të teknikut Dede disa minuta para startit të sfidës. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Osmani u shpreh:

ÇFARË NDODHI ME DEDEN? E di që të gjithë njerëzit mezi kanë pritur që të mbarojë ndeshja, unë e marr përsipër që në ditët në vazhdim do të dal dhe do të sqaroj gjithçka çfarë ka ndodhur.

HUMBJA- E marr unë përgjegjësinë e ndeshjes sot, unë nuk i trembem përgjegjësive. Nuk ka asnjë tjetër përgjegjësi për këtë humbje me Laçin.

RAPORTI DEDE-HALILI- Unë e thashë, deri sa kam dalë këtu, do të dal në ditët në vazhdim dhe do të sqaroj gjithçka. Kam dalë këtu që të them 2 fjalë, aq sa unë kuptoj nga futbolli për ndeshjen e sotme.

TRAJNERI I RI I TIRANËS- Të jeni të sigurtë që unë nuk largohem nga përgjegjësitë. Ne kemi një staf, është një president. Unë besoj shumë, dua t’i falenderoj, vërtet kanë punuar dhe më kanë ndihmuar shumë.

NDRYSHIMI NË FORMACION 5 MINUTA PARA NDESHJES- Unë e di ku doni të dilni. Ne kërkonim që sot të ishte një ndeshje, që në rast humbje na rrezikonte shumë për objektivin e madh dhe e dinim që duhej të fitonim me patjetër. Futja e Danson na dha më shumë forcë në fazën sulmuese.

Ne nuk dorëzohemi kurrë, edhe unë, edhe klubi që më ka emëruar mua. Duroni deri nesër dhe pasnesër për vendimin”, u shpreh Osmani.

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u shpreh për emisionin “Gol  pas goli” te “Supersport” pas fitores me Tiranën 0-1 në “Selman Stërmasi”.

“Fitorja me Tiranën – Ndeshje shumë e rëndësishme, për momentin. Kaluam një javë të vështirë pas humbjes me Apoloninë dhe barazimin me Skënderbeun. Ishim pak të rënduar psikologjikisht. Punuam mirë psikologjikisht për të treguar vlerat. Nuk jemi ai ekipi që luajtëm ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut. por me ekipet e forta si Partizani, Tirana, Kukësin dhe Vllazninë.

Tirana si ‘arkë kursimi’ – Është pak e rëndë. Bilancet me Tiranën i kam në favor, janë pozitive, ajo përmbysje vjet kur isha te Kukësi na kushtoi titullin. Me të gjitha ekipet që kam drejtuar në 10-15 vjet, kam pasur bilancin pozitiv.

Mazrekaj – Jo se Mazrekaj shënoi, është më mirë fizikisht sot te Laçi sesa në kohën kur ishte te Partizani. E keni parë çdo ndeshje, kur merr topin në këmbëi, skuadra çlirohet momentalisht. Është më i rëndësishmi.

Nuabueze – Nën drejtimin tim, luajti për herë të parë ndaj Teutës. Të të mungonte sulmuesi kryesor nuk është pak. Me atë terren të vështirë, sepse ishte në dyshim, jam shumë i kënaqur me të. Ishte në dyshim.

Pikët e lëna – Nuk jam shumë I kënaqur. Mërzia ime vazhdon për ndeshjet me Apoloninë dhe Skënderbeun. Ndikuan këto pikë te objektivi jonë. E kam diskutuar, nuk luajtëm mirë me Apoloninë, ndikoi arbitri. Me Skënderbeun u ndëshkuam në një moment. Dihet se çfarë ndodh me ekpin dytësore. Më kënaqi loja me Tiranën. Pothuajse në çdo aksion kemi patur shumë raste. Në pushim ishim të bindur që do të shënonim. Përveç aftësisë individuale të Mentorit, ekipi veproi mirë. Ato pikë nuk rikuperohen. Jam igëzuar për  fitoren ndaj Tiranës.  E kam marrë ekipin nga vendet e fundit. Shkuam te vendi i dytë. E them me bindje deri në fund do të luftojmë. Është shumë e vështirë ta rikuperosh Vllazninë. Nuk ka mundësi jo vetëm Laçi, po as Partizani, Kukësi. 99 %e shoh Vllazninë kampione, e dalloj nga stofi. Ky është mendimi im”, u shpreh trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.