Pesë futbollistë shqiptarë në fushë, spektakël në derbin e Turqisë

Një derbi mes lojtarëve shqiptar ishte në elitën e Turqisë tek Koniaspori u përballë ndaj Ankaragucu. Kjo ndeshje ka përfunduar në shifrat 1-1, por asnjë prej futbollistëve shqiptar nuk mundi të linte gjurmë.

Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi e nisën nga minuta e parë këtë përballje. Sulmuesi i Shqipërisë nuk ishte për asnjë moment i rrezikshëm në portën kundërshtare duke u zëvendësuar në minutën e 75 për t’i lënë vendin Erdon Dacit.

Nga krahu tjetër si titullar e nisi edhe Endri Çekiçi që i dha shpejtësi dhe ritëm sulmit të Ankaraguc. Pak minuta kishte në fushën e lojës edhe për Idriz Vocën që u aktivizua në minutën e 83.